Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërhyrje në rrugën "Kote-Servaster" në Vlorë

Kote -Servaster, një ndër rrugët kryesore në rrethin e Vlorës është në fazën e punimeve nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për shkak të nevojave në popullatës në këtë rreth dhe në anën tjetër në bazë të një plani të projektuar të ndërhyrjeve në infrastrukturë, FSHZH ka nisur rikonstruksionin në 15 km të saj. Në të dyja këto komuna jetojnë 12 mijë banorë dhe shqetësimi i tyre për këtë rrugë të amortizuar do të marrë fund brenda 20 muajve.Ekspertët thonë se rruga ekzituese ka qënë terwsisht e amortizuar, këto komuna lidheshin me vështirwsi me njëra tjetrën dhe me qytetin e Vlorës. Në këtë projekt të ndërhyrjeve thuhet se rruga e re do të ketë një gjerësi mbi 5 m me bankina anësore, sinjalistikar rrugore, mure mbajtëse, vepra arti si dhe kanalizimet që janë përfunduar. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci pa nga afër punimet.Kjo zonë njihet për kultivimin e ullinjëve, pa lënë mënjanë blektorinë, të cilën banorët e ruajnë me fanatizëm. Fermerët kanë patur prej kohësh vështirwsi për ti transportuar këto prodhime drejt tregjeve më të mëdha të vendit, sidomos ndaj Vlorës, prandaj ndërhyrja në infrastrukturë është parë me optimizëm nga këtë fermerë për të nxitur prodhimin në qarkun e Vlorës, por edhe për të ndikuar në zhvillimin socialo-ekonimik, FSHZH ka investuar në prioritetet kryesore të infrastructures, te cilat kane pasur impakt të drejtpërdrejtë në dy drejtime strategjike, sic jane bujqesia dhe turizmi.