Mat, gjendet i mbytur në liqen 37-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2013, 16:19
Gjendet trupi i pajetë i një personi në rrethin e Matit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se trupi i viktimës, i identifikuar si shtetasi Nazmi Biku, 37 vjeç është gjetur i mbytur në liqen, në afërsi të fshatit Bejn të Klosit.Kanë qenë banorët, ata që kanë pikasur trupin e të ndjerit, të cilët më pas kanë lajmëruar organet e policisë. Ndërkaq policia bën me dije se 37-vjeçari, baba i një fëmije, vuante nga epilepsia, e cila dyshohet se ka shkaktuar mbytjen e tij. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.