Psikologët: Pasiguria në vend e trauma çojnë në vetëvrasje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2013, 15:22
Agresivitetit dhe gjaknxehtesisë që na karakterizon si popull i shtohen edhe doza të tjera që vijnë nga kriza ekonomike dhe situata e frikshme në vend.Ky është konkluzioni që nxjerrin psikologët nisur nga situata aktuale ku sipas tyre, pasiguria, papunësia, vjedhjet në masë dhe shumë faktorë të tjerë po e bëjnë njeriun çdo ditë e më të dhunshëm, më agresiv dhe e çojnë deri në marrje vendimesh të pakontrollueshme si vetvrasja.Sipas psikologes Rasa një tjetër shqetësim është edhe mospatja e statistikave të sakta për këto fenomene.Një nismë që duhet bërë në këtë drejtim për ti paraprirë një fenomeni të dhunës në vend është ngritja e shoqatave përkatëse për të zbutur trysninë dhe presionin psikologjik në përballimin e këtyre problemeve.