Droga dhe alkooli, mjekët: Të ngrihet një qëndër Toksikologjike në QSUT
Nga mbërthimi në kthetrat e drogës dhe alkoolit shumë njerëz vendosin t'i japin fund jetës përmes overdozës.Edhe pse nuk ka ende statistika të sakta përsa i përket vdekshmërise nga droga dhe alkooli në Shqipëri për vitin 2012-të, mjekët ngrenë alarmin duke iu referuar rasteve të shumta të këtij fenomeni .Sipas shefit të Toksikologjisë ne QSUT, Zihni Sulaj, vetëm në këtë pavion gjatë 2012-tës kanë vdekur 3 persona nga droga.Ngritja e një qëndre informacioni toksikologjike 24 h në 24 për shkaqet dhe masat që duhen marre, është kerkesa që mjeku i njohur Sulaj i drejton shtetit per sensibilizimin e qytetarëve.Referuar të dhënave të fundit nga OBSH, 60 000 mijë shqiptarë janë përdorues të rregullt të drogave, ku në mes të përdoruesve ka edhe fëmijë të moshës 11-vjeçare.