Komisioni Europian për të verbërit: Jemi të shqetësuar për këtë kategori

Komisioni Europian i të drejtave të personave të verbër dhe me shikim të pjeshëm është shprehur i shqetësuar për fakti se kjo kategori në vend prej muajsh nuk kanë marrë pagesën e paaftësisë. Drejtues të komisionit në një taktim me shoqatën e të verbërve në Shqipëri thanë se ky shqetësim është raportuar dhe në BE madje z. Chazal u shpreh se problemet e kësaj natyre mund të përkeqësojnë situatën mes Shqipërisë dhe BE. Thirrja i shkon qeverisë që të marrë të gjitha masat që kriza ekonomike të mos ndikojnë në mbijetesën e këtyre personave.“Ky komision ka për të detyrë që të pasi të njohë probelmet në të gjitha vendet e personave të verbër t'ia adresojë BE. Për vonesat në pagesën e paaftësisë ne themi se kriza ekonimike të mos reflektohejë në këtë kategori, sepse kjo pagesë është sa për mbijetesë dhe mungesa e saj përkeqëson situatën. Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë dhe mos respektimi i kësaj të drejte primare mund të vështirësojë sitatuan e vendit me BE".Sinan Tafaj, presidenti i shoqatës së të verbërve në vend tha se i paraqiti Komisionit Europian një sërë shqetësimesh me të cilat ndeshet kjo kategori në vend.Komisioni Europian i të drejtave të perosanve të verbër dhe me shikim të pjeshëm bëri një përshkrim të kësaj kategori në Shqipëri, të cilët jetojnë në varfëri dhe në kushte të vështira. Nisur nga kjo arsye, Shazal tha se të gjitha institucionet të marrin veprimin e duhur për të përmirësuar ligjet në fuqi në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara.