Statusi, Meta: Kemi humbur shumë trena drejt BE, të miratohen tre ligjet
Integrimi në BE nuk është qëllim, por rruga e vetme për Shqipërinë. Kështu ka deklaruar nga Saranda kreu i LSI-së, Ilir Meta duke sjellë edhe njëherë në vëmendje domosdoshmërinë e miratimit të tre ligjeve në Kuvend për marrjen e statusit të kandidatit në BE.Sipas Metës klasa politike nuk duhet të shpenzojë energji me të kaluarën, por duhet të punojë fort për të ardhmen e vendit, pasi sipas tij e ardhmja e çon vendin në BE, ndërsa e kaluara mban peng integrimin.Ndërsa kujtoi se drejt Europës Shqipëria ka humbur shumë trena, kreu i LSI tha se politika duhet të miratojë tre ligjet për statusin.Deklaratat kryetari i LSI, Ilir Meta i bëri gjatë pjesmarrjes në përvjetorin e krijimit të subjektit që drejton në Sarandë, ku theksoi edhe rolin konstruktiv të LSI, i cili sipas tij është domosdoshmëri për vendin pasi LSI mbetet forcë e të ardhmes evropiane.