PS: Prokuroria të hetojë pasurinë e fëmijëve të Kryeministrit

Partia Socialiste i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë rreth akuzave të ngritura prej saj lidhur me pasurinë e fëmijëve të Kryeministrit. Në një dalje për mediat, deputetja e PS Ermonela Felaj dha dhe arsyet e kësaj kërkese ndaj organit të akuzës.“Ditët e fundit publiku shqiptar është njohur me disa fakte skandaloze që lidhen me familjen e ngushtë të Kryeministrit Berisha, e më konkretisht me vajzën e tij Argita Berisha.Publiku është njohur me të ardhurat marramendëse të kësaj zonje që pretendon se paguhet si mësuese më shumë sesa profesorët më të mirëpaguar të Harvardit apo Oksfordit edhe pse burimi i këtyre të ardhurave, pra universitetet që paskan paguar zonjën Argita Berisha, me plot 146 milion lekë në vit nuk janë bërë kurrë publike.Kësaj historie i është shtuar ditët e fundit edhe një nga skandalet më të rënda të trafikimit të influencës dhe konfliktit të interesit, skandal i cili përfshin vajzën e kryeministrit Argita Berisha dhe një biznesmen pakistanez.Janë paraqitur fakte, dokumente e mbi të gjitha publiku ka pasur mundësinë të dëgjojë dhe intervistën e drejtpërdrejtë të biznesmenit pakistanez të përfshirë në këtë ngjarje.Deri më sot zonja Argita Berisha përveç deklaratave me një gjuhë arrogante nga ato që dëshmojnë se me pushtetin mund të bësh gjithçka, ka zgjedhur të ndërmarrë një fushatë shpifjesh e akuzash qesharake.Deklaratat e zonjës Argita Berisha të lënë të kuptosh se për të, të përdorësh pushtetin dhe firmën e babait Kryeministër në këmbim të 3 milion eurove, siç dëshmon biznesmeni pakistanez, është gjëja më normale.Për ne dhe për ligjin kjo është e papranueshme.Në dëshminë e biznesmenit Zafar Ansar u fol qartë për gjobën prej 3 milion eurosh që vajza e Kryeministrit i kishte kërkuar biznesmenit në këmbim të firmës së babait të saj.Pikërisht për të gjitha këto arsye, ne i bëjmë apel prokurorisë që të nisë hetimin mbi këtë çështje të qartë konflikti interesi dhe kapjeje të shtetit e që në vetvete përmbajnë elemente të qartë të veprave penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorimit të detyrës apo korrupsionit” deklaroi ajo.