Shkatërrohet rrjeti italo-shqiptar i kartave bankare
Policia italiane ka shkatërruar një rrjet kriminal italo-shqiptar që merrej me falsifikimin e kartave bankare dhe kryerjen e transfertave ilegale.Policia italiane theksoi se janë ndaluar dy shqiptarë, ndërsa shtatë persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas mediave italiane drejtuesi i këtij grupi kriminal dyshohet të jetë një italian, i cili organizonte dhe vepronte në rajonet e Umbrias, Piemondos dhe Laitumit.Për pjesëmarrje në këtë grup dyshohen të jenë edhe shtetas të tjerë italian të punësuar në institucione bankare, kreditore dhe ndërmarrje që merren me prodhimin e kartave.Dy shqiptarët e ndaluar nga policia kanë pranuar se merrnin 6000 euro në muaj për punën që bënin.Gjatë këtij operacioni të gjërë, janë ndaluar edhe 13 italianë, të cilët nuk kanë pranuar lidhjen e tyre me rrjetin kriminal.