Rruga Gjirokastër-Tepelenë, aksi nacional vijon të jetë i bllokuar
Vijojne problemet ne aksin rrugor Gjirokaster-Tepelene ne vendin e quajtur "Shkalla e zeze" dhe "Uji i Ftohte Tepelene."Masivet e medhenj te dheut dhe gureve, te rena ne aksin Tepelene - Gjirokaster, kane bllokuar serish qarkullimin, duke lene ne pritje per ore te tera dhjetera mjete ne te dyja anet e rruges, përkatësisht në vendin e quajtur "Shkalla e zezë" dhe "Uji i Ftohtë".Rreshqitja e pare ka ndodhur 100 metra poshte postobllokut policor te ujit te ftohte nderkohe qe rreshkitja e dyte ka ndodhur pak metra larg Subashit.Qindra metra kub dhé jane derdhur nga masivi malor ne rrugen nacionale duke e bllokuar ate plotesisht dhe duke lene me qindra udhetare te kalojne naten ne automjetet e tyre. Puna e perqendruar me shume mjete dhe fuqi punetore e drejtorise se rrugeve nuk ka mjaftuar, pasi ne kohen qe rruga pastrohej, mali perseri zbrazte aluvionet shekullore mbi rruge.Deri ne 5km ka qene rradha e automjeteve ne te dy anet e bllokuara te ketij segmenti rrugor. Qysh me perfundimin e superstrades Gjirokaster-Tepelene, "Shkalla e Zeze" ka qene nje nga problemet kryesore.Që kur janë shpalosur këto problem u mendua për nje zgjidhje alternative, per te cilen u bene edhe projekte, por nuk u zbatuan asnjehere.