Elbasan, gjendet i vetëvarur një person, policia nis hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2013, 16:51
Një person i ka dhën fund jetës, duke u vetëvarur në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të ullishteve pas "Shtëpisë së Pritjes", ku kalimtarë të ratit kanë gjetur të varur një person rreth të 60-ave, ende i paidentfikuar.Paraprakisht mësohet se viktima i seksit mashkull është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të shkurtra, ngjyrë gështenjë. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës si dhe shkaqet që e kanë cuar në vetflijim.