Mektrin Motors sjell në Shqipëri gjeneratën e 4-të të Range Rover
Mektrin Motors sjell këtë herë në Shqipëri ikonën e re të industrisë së automobilave, gjeneratën e 4-të të Range Rover. Pas 40 vitesh sukses, pjesë e kategorive ultra luksoze Range Rover, sillet për herë të parë me një strukturë të punuar tërësisht nga alumini. Pronari i Mektrin Motors, Edmond Shahini, prezanton për të gjithë kureshtarët dhe të interesuarit modelin e ri të makinës ikonë, Range Rover.Drejtori i përgjithshëm, Indrit Isaku, informon se struktura e re e përbër nga alumini ul peshën e veturës deri në 39%, njëkohësisht ul edhe konsumin, në 7.3 litra për 100 km. Një humbje e tillë peshe ndikon në rritjen e dinamikës, efikasietit dhe aspekteve ekologjike të makinës. Gjithashtu fuqia motorike e Ragie Rover vjen në tre versione, 3000, 4400 dhe 5000 kubikë.Kompania Mektrin Motors, bëhet pjesë e 170 tregjeve botërore që sjell maksimumin e luksit tashmë në vendin tonë.