Listat parazgjedhore, njësitë vendore ankesa ndaj Ministrisë së Brendshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2013, 15:08
Njësitë vendore japin alarmin për vonesat në shpalljen e listave zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i njësisë bashkiake nr 6 në kryeqytet, Krenar Cenollari lëshon kritika të ashpra në adresë të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së gjendjes civile, që sipas tij, nuk po korrigjojnë problemet në regjistrin themeltar në listen e votuesve.Cenollari ngre gjithashtu shqetësimin për mungesën e fondeve për njësitë vendore nga ana e drejtorisë së gjendjes civile për përballimin e shpenzimeve për përgatitjen e zgjedhjeve.Në njësinë bashkiake nr 6 do të votojnë më shumë se ne zgjedhjet e 23 qershorit.