Reforma parlamentare, Dokle: Ka mbetur peng i një fjale të vetme

Reforma parlamentare po mbetet peng e një fjale të vetme. Bashkëkryetari i grupit të punës për ndryshimet në rregulloren e kuvendit, Namik Dokle, në një intervistë për Ora News deklaron se PD e PS po mbeten larg konsensusit për shkak të një ndryshimi në variantin e demokratëve, që parashikon se kreu i opozitës në parlament ka të drejtë të marrë fjalën, vetëm pas fjalës kryesore të Kryeministrit.Sipas Dokles, nocioni fjalë kryesore është vendosur qëllimisht nga demokratët, për të pëcaktuar në mënyrë arbitrare se kur do reagoje kryetari i opozitës në parlament.Dokle thotë se nëse PD nuk heq dorë nga ky propozim, nuk ka dekordësi nga socialistët.Votimi me shumicë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë i reformes parlamentare është një nga 3 kushtet që BE i ka vënë vendit tonë për marrjen e statusit të kandidatit për ne BE.