Aleanca Kuq e Zi shpalli platformën për rritjen e pensioneve

Aleanca KuqeZi shpalli sot strategjinë dhe programin e saj për rritjen e pensioneve në Shqipëri duke prezantuar të gjithë studimin e përgatitur nga një grup i gjerë ekspertësh të ekonomisë dhe sigurimeve shoqërore. Aleanca KuqeZi deklaroi se do të ndryshoj rrënjësisht dyshemenë e pensioneve nëpërmjet reformimit dhe rritjes progresime. Indeksi dhe referenca e grup moshave të ndryshme për profesione të njëjta apo politikat diskriminuese të pensioneve speciale do të marrin fund.Në takimin e zhvilluar me një grup të gjerë pensionistësh kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu deklaroi:"Aleanca KuqeZi është qartazi kundër rritjes së moshës së pensionit pasi kjo do të bllokonte rinovimin e administratës dhe nuk ka asnjë mbështetje apo referencë krahasuese. Sistemi pensioneve është një zinxhir i gjatë korruptiv dhe abuziv. Sot në sistemin e pensioneve ka ende persona të vdekur ku familjarët e tyre vazhdojnë të marrin pensione apo zyrtarë të korruptuar të ndryshojnë referencat e viteve të punës. Aleanca KuqeZi shpreh shqetësim të thell që Shqipëria aështë i vetmi vend në kontinent që diskriminon mbi 500 mijë pensionist. Niveli i pensioneve të fshatit është nga 5.500 lekë deri në 8.300 lekë, në qytet nga 8.600 lekë deri 13.000 lekë. Ky nivel dysheme i pensioneve të fshatin aplikohet në 84% të popullsisë duke e zhytur atë në një mjerim total. 84% e popullsisë marrin pension të nivelit të fshatit ndonëse mesataria e faturave mujore është disa herë më e lartë. Ata paguajnë për drita mesatarisht 5000 lekë në muaj, për ujë 1200 lekë në muaj, 1200 lekë transport publik, 4500 lekë medikamente minimalisht. Në gjithë këtë listë të gjatë faturash, kjo qeveri nuk bën gjë tjetër vecse i shpejton vdekjen cdo pensionisti” tha ai.Sipas Spahiut Shqipëria është i vetmi vend në botë ku farmacitë aplikojnë listat e borxhlinjve, ndërsa deklaroi Aleanca KuqeZi do të rrisë ndjeshëm shtresat dhe numrin e taksapagyesve dhe kontribuesve të sigurimeve shoqërore, do të ndërpresë abuzimet dhe vjedhjet në sistemin e pensioneve dhe do të akordojë një plan buxheti efektiv dhe të vecantë për pensionistët.“Shqipëria është i vetmi vend në botë ku farmacitë aplikojnë listat e borxhlinjve, ku mijra pesionistë i marin ilacet me listë se nuk kanë të ardhrua ti paguajnë. Kjo qeveri dhe kjo politikë “gjakëpirësish” në këto 23 vite i ka trajtuar pensionistët si të burgosur ose interrnuar. Pensionisti shqiptar merr më pak të ardhura se të burgosurit nëpër Europë. Një i burgosur për një krim ordiner nëse punon gjatë shlyerjes së dënimit arrin të përfitojë 100 dëri në 200 euro në muaj. Qeveria Greke në këto 23 vite i trajtoi mijra shqipëtarë që ndryshonin komësinë me një pension dymbëdhjetë herë më të madh, 380 Euro në muaj për një pensionist, ndonëse ata nuk kishin jetuar dhe punuar asnjë ditë në Greqi dhe nuk kishin derdhur kurrë sigurime shoqërore. Qeveritë demokrate dhe socialiste kanë qënë elita armike të pensionistëve. Aleanca KuqeZi do të rrisë ndjeshëm shtresat dhe numrin e taksapagyesve dhe kontribuesve të sigurimeve shoqërore, do të ndërpresë abuzimet dhe vjedhjet në sistemin e pensioneve dhe do të akordojë një plan buxheti efektiv dhe të vecantë për pensionistët. Skema dhe referencat do të ndryshojnë me qëllim që të mos ketë diferenca për pedagogun apo inxhinierin pensionist të viteve 80 me pedagonun dhe inxhinierin pensionist të viteve 2000. Kriza dhe tendeca sociale e ndarjes së familjeve dhe fëmijëve në emigracion ka shkaktuar një përqindje të lartë të kërkesave për tu strehuar në azile, por fatkeqsisht sot ndërtohen vetëm pallate dhe fshatra turistik për ministrat dhe kunatat e tyre. Aleanca Kuqezi premton se do të sekuestojë të gjitha pronat, pallatet dhe fshatrat e ministrave dhe shtetasit Berisha, për t’i shndërruar pasurinë e pisët të tyre në azile për pensionistët"theksoi Spahiu.Në përfundim Aleanca KuqeZi ngriti departamentin e politikave sociale dhe pensioneve.