FOTOLAJM/ Kokëdhima “luftë” për të përmirësuar imazhin pas skandalit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2014, 19:56
Deputeti socialist Koço Kokëdhima duket se kërkon të përmirësojë imazhin pas skandalit seksual me punonjësin e zyrës së tij në Sarandë.Përmes një postimi në rrjetin social facebook ai ka pulikuar disa foto me punonjësit e zyrës së deputetit në Sarandë, Himarë dhe Tiranë.“Sot ftova në një takim punonjësit e zyrave të deputetit në Sarandë, Himarë dhe Tiranë.Diskutuam për disa çështje, por u përqëndruam veçanërisht në rrugët që do të ndjekim për të përmirësuar punën për nxitjen e zhvillimit të zonës”, shkruan Kokëdhima në FB.Ditën e djeshme deputetit socialsit ka bërë të ditur edhe emrat e punonjësve të zyrës së tij, të cilat janë në shërbim të qytetarëve.