Mblidhen 10 mijë firma që kërkojnë dorëheqjen e Guvernatorit

Tiranë - Shkon në mbi 10 mijë numri i qytetarëve që kanë firmosur peticionin me anë të të cilit kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani.Organizatorët e peticionit bëjnë me dije se shumë shpejt ky peticion do të jetë edhe on-line për të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë ose nuk kanë mundësi fizike të shkojnë të firmosin pranë stendave të ngritura.Vetë qytetarët shprehen të indinjuar dhe kërkojnë që të dënohen përgjegjësit dhe jo të mbrohen nga postet që mbajnë.Aktivistët shprehen të vendosur për të vazhduar procesin e mbledhjes së firmave deri në arritjen e qëllimit të vendosur.Oranews.tv