Tregëtonin drogë në kryeqytet, në pranga dy vëllezërit nga Kruja
Dy vëllezër nga Kruja kanë përfunduar në prangat e policisë së kryueqytetit për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Policia e Tiranës në sajë të operacionit të koduar "Start 2013" dhe falë një pune të mirëfilltë të hetimore ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Fatos dhe Edmond Hidaj, 35 vjec dhe 28 vjec, lindur dhe banues ne Kruje, ndërsa është sekuestruar 56 kg drogë.Arrestimi në flagrancë i tyre, u arrit pas posedimit të informacioneve policore mbi këta shtetas, përgjatë momenteve të transportimit të lëndës narkotike e dyshuar cannabis sattiva, nga qyteti i Krujës për në drejtim të kryeqytetit. Sasia e lëndës narkotike prej 56 kg kishte destinacion shitjen për tregun e Tiranës.Ndalim i automjetit tip Reno furgon, në posedim të këtyre shtetasve si dhe sekuestrimi i sasisë së narkotike u bë në qëndër të Bathores Tiranë,ndërkohë në cilësinë provës materiale janë sekuestruar edhe 6 qese - thasë ku ishte vendosur sasia e lëndës narkotike.Aktualisht nga strukturat e policisë, vazhdon puna e specialziuar hetimore në drejtim të implikimit të të tjerë personave të përfshirë në këtë prodhim dhe shpërndarje të lëndës narkotike.