Lezhë, konflikti për pronësinë bllokon punimet për shëtitoren
Lezhë - Çështja e pronësisë buzë lumit Drin, ka bllokuar për të disatën herë punimet për ndërtimin e shëtitores në qytetin e Lezhës. Në fakt punimet janë ndërprerë prej disa kohësh, ku fillimisht problem ishin bizneset, të cilat cënoheshin nga ndërtimi i shëtitores, por së fundmi pronësia ka bllokuar krejt nderhyrjen.Për nënkryetarin e bashkisë, Pashko Smaçi, konflikti për pronësinë tek shëtitorja, duhet të ishte zgjidhur nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Mjedisit, të cilat duhet të ishin koordinuar mes tyre para nisjes së punimeve.Duke parë ndërprerjen e punimeve ende pa u nisur mirë, vështirë të besosh se në dhjetor, kur është dhe afati për përfundimin e këtij investimi, shëtitorja të mund të jetë gati për t'u shkelur nga qytetarët e Lezhës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter