Skandali seksual, arrest me burg Agron Canes, avokati: Video e montuar

Sarande- Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 62 vjeçarin Agron Cane. Sekretari i zyrës së deputetit të PS, në Sarandë, Koço Kokëdhima u paraqit në gjykatën e Sarandës rreth orës 13: 00 të ditës së sotme.Prokuroria e akuzon 62 vjecarin për ngacmim seksual ndaj të miturve si dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm për sigurimin e një vendi pune.Vetë i pandehuri gjatë seancës së zhvillur me dyer të mbyllura deklaroi para togave të zeza se është i pafajshëm se videoja e publikuar në media është e montuar dhe sulmi ndaj tij është politik.Këto deklarata janë pohuar jashtë sallës së gjyqit nga avokati i tij mbrojtës, Gjergji Imeraj."Nuk kanë asnjë provë për të qëndruar dispozita për të cilat akuzohet klienti im. Nga të gjitha intervista që ka dhënë kallëzuesja vërtetohet se ajo është e përdorur për ta goditur politikisht" tha ai.Avokati deklaroi se klienti i tij ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore."Gjëndja shëndetësore është e rënduar pasi ai është person publik. Në sallën e gjyqit deklaroi se nuk ka patur asnjë lidhje me këtë histori. Eshtë montim i pastër i kundërshtarëve të tij" tha avokati.Agron Cane u arrestua më 16 gusht, pas publikimit të  videos ku gjatë një bisede 62-vjeçari i kërkoi një nëne të ve me 4 fëmijë, që të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe vajzën e saj 14 vjecare në këmbim të një vendi pune.agron cane ne gjykate (Në foto: Momenti kur Cane del nga gjykata)Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter