Rama: Shqipëria e katërta në botë me Zvicren e Brazilin! Kush voton këtë KM tallet me veten
Kreu i selisë rozë ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit Berisha, ku renditi Shqipërinë mes katër vendeve me ekonomi më të zhvilluar në botë. Në rrjetin social twitter Rama shkruan:"Cfare vetmohimi duhet per ta votuar nje KM qe thote Shqiperia e katerta ne bote me Zvicren e Brazilin! Kush e voton tallet me veten keq fare".Ndërkaq ai ka komentuar edhe vizitën e tij në Kroaci, ku njoftoi vendosjen e bashkepunimit me Institutin e Financave Publike ne rrugen e detajimit te programit per Rilindjen."Kthim nga Zagrebi me kenaqesine e vendosjes se bashkepunimit me Institutin e Financave Publike ne rrugen e detajimit te programit.Eshte faza e thithjes se ekspertizes nderkombetare per te forcuar linjat baze me detaje qe e bejne programin instrument qeverises.Mbrese e bukur dhe nga takimi me Ministren e Jashtme Vesna Pusic. Folem per standartet e zgjedhjeve dhe rolin qe i takon Europes" shkruan Rama.