Sarandë, bie në greminë automjeti, plagoset efektivi i policisë

Një automjet ka përfunduar në greminë mbrëmjen e sotme, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv policie.Aksidenti është regjistruar mbrëmjen e sotme në kthesat e Muzinës, në afërsi të fshatit Dhrovjan në Sarandë, ku automjeti me targa GJ 2870 A, i cili drejtohej nga shtetasi Sokrat Muho dhe në të cilin udhëtonte si pasgjer edhe polici Sokol Sinani ka dalë nga rruga duke rënë në greminë, në një lartësi prej 4 m.Për pasojë ka mbetur i plagosur efektivi Sinani, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa drejtuesi i automjetit nuk ka patur lëndime. Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.