Pas reshjeve të borës dhe shiut, Drejtori i rrugëve: Ja akset që kanë probleme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2013, 23:01
Pas situatës së krijuar në vend nga reshjet e shiut dhe dëborës, Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Andi Toma deklaroi se i vetmi aks që duhet shmangur nga drejtuesit e automjeteve është Gjirokastër – Tepelenë, pasi sipas tij, masivi i dheut që ka zënë rrugën është shumë i madh, cfarë kërkon disa orë për ta zhbllokuar.Po kështu sipas Tomës, problematike mbetet pjesa, nga Shkalla e Zezë deri në Ujin e Ftohtë, ku po punojnë katër fadroma për zhbllokimin sa më shpejt të rrugës.Sa i përket veriut të vendit, Toma u shpreh se Rruga e Kombit është lehtësisht e kalueshme, pavarësisht prezencës së dëborës, ndërsa i vetmi aks që kërkon përdorimin e zinxhirëve është rruga që të çon për në Valbonë.