Drogë në kufirin shqiptaro-grek, sekuestrohen 141 kg kanabis sativa, në pranga 3 shqiptarë
Një operacion i përbashkët antidrogë mes forcave policore shqiptare të kufirit Sarandë dhe atyre greke ka cuar në pranga 3 shtetas shqiptarë, ndërsa është sekuestruar dhe sasia e lëndës narkotike prej 141 kg kanabis sativa.Operacioni është ndërmarrë gjate oreve te vona te nates se mbrëmshme, ku nga nga sherbimet e Komisariatit te Policise Sarande ishte marre informacion se disa persona do te trafikonin lende narkotike nepermjet zones se Ciflig-Katajeto ne drejtim te territorit grek.Menjehere strukturat kufirit dhe ato të policise se rendit Sarande kane organizuar sherbime te perbashketa dhe mbas disa ore kerkimesh jane konstatuar disa persona te cilet sapo kane pikasur punonjesit e policise jane larguar ne brendesi te kufirit grek, ndersa eshte bere e mundur sekuestrimi i automjetit me te cilin leviznin keta shtetas nje Mercedes-Benz me targa AA 879BG.Ne lidhje me kete ngjarje jane njoftuar menjehere edhe autoritetet policore greke te cilat kane bere te mundur kapjen dhe arrestimin e tre personave, përkatësisht Lutfim Dalip Terpollari lindur në Skrapar dhe banues në Sarandë, Anarildo Diell Cengeli, lindur në Elbasan dhe banues në Sarandë dhe Zani Kujtim Cikollari lindur në Skrapar dhe banues në Korçë, ndërsa është sekuestruar edhe 141 kg cannabis sativa ne brendesi të territorit grek.Ndërkaq nga ana e bluve vijojne hetimet per identifikimin dhe kapjen e personave te tjere të përfshirë në rrjetin e trafikimit të narkotikëve.