Shalsi refuzon përgjigjen e Malltezit: S’je më privat sa kohë ushtron transaksione që kontrollohen nga shteti

Duke mos mohuar të drejtën e askujt për të bërë biznes, Partia Socialiste, e konsideron sjelljen, veprimet dhe aktivitetin e firmës ligjore të vajzës së kryeministrit, në konflikt të pastër interesi me pozicionin dhe pushtetin e babait të saj. I ftuar në RTV Ora News deputeti socialist, Eduard Shalsi tha se shqetësimi i opozitës mbetet në faktin se përse një biznesmen i huaj apo shqiptar duhet të kontaktojë, të bisedojë apo të negociojë me të bijën e Kryeministrit për aktivitete që do të licensohen nga i ati i saj. Në këtë mënyrë ai nuk pranon as përgjigjen e dhënë nga zonja. Malltezi se biznesi i saj është privat dhe nuk bëhet fjalë për para publike, pasi sipas tij s’mund të konsiderohet i tillë sa kohë ushtron transaksione që do të kontrollohen nga shteti.“Ka një asimetri të madhe mes dy grupeve të akuzave, nga njëra anë kemi disa deklarata pa etikë, nga ana tjetër kemi një denoncim të një biznesmeni të huaj që kohë më parë ka kërkuar të investojë një shumë prej 100 mln euro në Shqipëri, që është udhëzuar nga studioja ligjore e të bijës së Kryeminsitrit. Ishte një denoncim i një biznesmeni të huaj, jo i PS. Është e drejtë e gjithkujt të bëjë biznes, nuk përjashtohen as fëmijët e Kryeministrit por ka një specifikë, të shmangë konfliktin e interesit. Ç’punë ka e bija e Kryeministrit të përfshihet në punë që implikojnë qeverinë shqiptare, janë raste aq flagrante saqë do ngrinin një komb të tërë në këmbë për shkak të madhësisë së abuzimit.Përgjigjia ka qenë se është një biznes i pastër privat dhe nuk bëhet fjalë për para publike. Smund të quhet i tillë sa kohë ushtron transaksione që do të kontrollohen nga shteti. Imagjinoni se ckaskadë veprimesh do sjellë kjo, kur ajo nuk heziton të bëjë biznes me biznesmenë që licensohen nga qeveria” tha ai.Lidhur me privatizimet e katër HEC-eve, për të cilat ka depozituar dhe një padi ligjore, Shalsi ritheksoi dhe njëherë se me këtë hap qeveria po i bën një dëm të madh ekonomik vendit. Duke marrë parasysh situatën dramatike të Shqipërisë, sipas Shalsit qeveria ka marrë përsipër të dalë nga kjo gjendje duke shitur çdo aset të vendit.“Kemi plot arsye, për të thënë se qeveria po dëmton interesat afatgjata të shqiptare. Të katër hidrocenralet nuk kanë asnjë bilac të publikuar, me plot të të drejtë një gjë të tillë e kanë kërkuar biznesmenët. Duke marrë parasysh situatën dramatike të Shqipërisë, qeveria ka marrë përsipër të dalë nga kjo gjendje duke shitur shesë cdo aset të vendit.Vendimi për shitjen e tyre duhet të ishte i mirëpeshuar, kam diskutuar me profesorë të fushës dhe shohin me keqardhje që po i largohen asete Shqipërisë në mënyrë krejt të panevojshme. Privatizimi i tyre nuk është në të mirë të shqiptarëve, sot i kalojnë kompanive të huaja dhe pas tre vitesh qytetarët duhet të paguajnë shumë herë më shtrenjtë për të njëjtin produkt. I jep oksigjen qeverisë, në kurriz të së ardhmes” u shpreh deputeti i PS-së.E nëse gjithë këto akuza janë demagogji elektorale, duke iu referuar të njëjtës situatë në 2005 por me palë akuzuese PD, Shalsi shprehet se koha do jetë prova më e mirë për të treguar se PS nuk di të ndajë fjalët nga veprat. E nëse investitorët duhet të kenë frikë përbaëllë deklaratave të qarta të PS se me ardhjen në pushtet do të cbëjë privatizimet e bëra, Shalsi e ka një përgjigje:“Po të shohim debatin kur u privatizua CEZ fatkeqësisht dolën të vërteta shumë nga ato cfarë patëm deklaruar ne. Dhe ja ku jemi 3-4 vjet më pas, po tu rikthehemi atyre ckanë thënë kolegët e mi në parlament atëherë do të shihen qartazi paralajmërimet për dështim të këtij privatizimi. Nëse ka investitorë që kanë fituar padrejtësisht në kurriz të shqiptarëve, ata po, duhet të kenë frikë. Një biznesmen që ka ndërtuar aktivitetin e tij në kurriz të shqiptarëve nuk do duhet të vazhdojë të ushtrojë veprimtari ekonomi. Kemi qenë transparent duke argumentuar arsyet, pra sjemi kundër privatizimeve”.Deputeti i PS foli edhe për fushatën elektorale, ku tha se selia rozë është drejt përfundimit të projektit të saj, për ta konkretizuar qartazi në një program të mirëfilltë elektoral.“Dukshëm fushata ka filluar për një palë. PS ka pasur një aktivitet intensiv prej disa vitesh. I përkas atyre deputetëve që smund të thotë kush se u kujtua muajt e fundit vetëm për fushatë. Deputetët e PS kanë qenë pranë elektoratit vazhdimisht gjatë kësaj kohe, kjo na bën më real se palën tjetër që ka krijuar një distancë me popullin shqiptar dhe elektoratin e saj. Jemi drejt përfundimit të programit dhe besoj se do jetë programi më i mirë që një forcë politike ka patur në këto 21 apo 22 vjet demokraci të tejzgjatur në vend” deklaroi deputeti Eduart Shalsi.