Berisha u përgjigjet akuzave të LSI për Beratin: Boshti i jugut, në fokus të mandatit të tretë
Ndërsa ishte shënjestruar nga partneri i tij në qeverisje, LSI, për selektivitet në shpërndarjen e buxhetit dhe lënien në harresë të qytetit të Beratit, kreu i qeverisë Sali Berisha njëherësh dhe kryetar i PD, garantoi qytetarët e Beratit se boshti i jugut do të jetë në fokus të mandatit të tij të ardhshëm, për të bërë të mundur shtrimin e cdo rruge dhe rrugice në këtë qytet.“Kërkojmë votën tuaj për projektin më të mirë për 4 vjecarin e ardhshëm, për krijimin e standardeve më të mira në vend. Në dy vitet e ardhshme do përmbyllim infrastrukturën. Po ecim nga Dumreja drejt Beratit. Boshti i jugut është fjala ime. Ata që duan ta shohin Shqipërinë të shtrirë për dhe u them se Shqipëria është ngritur në këmbë, vrapon dhe sdo ndalet kurrë. Kjo mazhorancë ka investuar më shumë se cdo mazhorancë tjetër, se të gjitha mazhorancat e rajonit të marra sëbashku në infrastrukturë, kemi investuar më shumë se cdo mazhorancë në arsim, kemi shpërndarë të ardhur, kemi nxitur prodhimin, kemi krijuar qindra e mijëra vende pune” tha ai.Nga Berati ku mori pjesë në ceremoninë festime të 22 vjetorit të themelimit të PD në këtë qytet, shefi i qeverisë ka përsëritur dhe njeherë se në 23 qershor shqiptarët do të shembin murin e bllokimit të opozitës, ndërsa ka paralajmëruar rivalin e tij politik se destinacioni i tij do të jetë staciionimi në arkivat e etërve të tij.“Ne vijmë si forcë politike që ka kaluar në rrugë shumë të vështira, në gabime por dhe në suksese të vazhdueshme. Europa është në krizën më të thellë, por Shqipëria nuk ka njohur recensionin. Padiskutim që kemi patur, kemi dhe do kemi vështirësi ekonomike se e filluam këtë rrugë të tretit më varfër në planet, sot jemi me të ardhura të mesme të larta. Në katër vite krize ruajtëm rritje ekonomike më të lartë në Europë, kjo është meritë e qytetarëve shqiptarë dhe reformave të ndërmarra nga mazhoranca. Bëmë cdo gjë për të ndihmuar iniciativën tuaj të lirë, për të luftuar korrupsionin, për të ulur taksat. Qeveria ka plotësuar të gjitha kushtet që Shqipëria të marrë statusin kandidat, sot ai status është bllokuar nga opozita që i qëndrojnë besnik testamentit të etërve të tyre. Duke shkelur ligjet mund tu zësh dritaret lulishteve gjitonëve të familjes tënde, por smund të bllokosh kurrë rrugën e integrimit të shqiptarëve, muri që ke ngritur do të shembet me 23 qershor. Dhe ti do të rendesh drejt arkivës së etërve të tu. Cdo ditë vjell vrerë kundër universiteteve dhe shkollave tona, ti beson se duke bllokuar statusin do të afrosh më shumë karrigen e pushtetit. Kemi një besim të madh se demokracia është për tu mësuar dhe cdo shqiptar do nxjerrë mësimin e tij dhe do shembë si mur letre murin që vure para tyre për interesa krejtësisht të të shkuarës së shqiptarëve” tha Kryeministri.Berisha ka lëshuar akuza ndaj Ramës edhe për premtimin për heqjen e taksës së biznesit të vogël, duke i kujtuar se gjatë drejtimit të bashkisë së Tiranës e detyroi qeverinte të kufizonte me ligj kompetencat e pushtetit vendor.“Rama premton se do heqë taksën e biznesit të vogël packa se kur ishte në krye të Bashkisë e rriti në maksimum dhe më bëri ta kufizoj me ligj kompetencat e pushtetit vendor. Smund të ketë biznes pa taksa, garantoj biznesin shqiptar se hapa të tjerë shuëmë të rëndësishëm do të bëhen për lehtësira të tjera ndaj biznesit.Prapë kundër të pasurve, rrënimi i të pasurve con direkt në rrënimin e të varfërve” shtoi Berisha.Më tej Kryeministri përpara simpatizantëve të shumtë demokratë ka bërë një panoramë të arritjeve dhe sukseseve të mazhorancës në dy mandate qeverisje. Duke nënvizuar se përpara na pret një sfidë e madhe për përballimin me sukses të krizës ekonomike që ka mbërthyer Europën, numri një i selisë blu garantoi qyetarët beratas se katër vitet e ardhshme janë vite të projekteve madhore, kaskadës së Devollit dhe projektit të gazësjellësit TAP, janë vite për garantimin e standardeve më të mira në vend.Në ceremoninë festive merrnin pjesë edhe drejtues të PD të qytetit të Beratit si dhe deputetë të kësaj force politike, ndërsa morën kartën e anëtarësimit në parti plot 300 të rinj.