Dy imamët e arrestuar për terrorizëm në "arrest shtëpie"

Prishtinë- Imami gjilanas Zekirja Qazimi dhe Liridon Kabashi nga Polaci i Skenderajt, të cilët u arrestuan më 14 gusht për akuzat që lidhen me terrorizëm u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.Ata dyshohen për veprën rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.Ditën e arrestimit policia pat deklaruar “Ky operacion policor ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar Z. Q, viti i lindjes 1980, imam në xhaminë El-Kuddus në Gjilan, që dyshohet të jetë një ndër frymëzuesit kryesorë të xhihadit dhe i dyshuari tjetër L. K, viti i lindjes 1987, nga fshati Polac, Skenderaj) nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale nga kapitulli “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”: Rekrutim për terrorizëm, sipas nenit 139 të KPK-së, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, sipas nenit 143 të KPK-së, nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, sipas nenit 147 të KPK-së”Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter