Skandali seksual, denoncuesja: Cane mund të ketë abuzuar me gra të tjera

Sarandë –Nëna e katër fëmijëve, E.G, e cila denoncoi skandalin e ngacmimit seksual ndaj saj dhe vajzës 14 vjeçare nga ish-përfaqësuesi i zyrës së deputetit socialist, Koço Kokëdhima në Sarandë tregon arsyen pse vendosi të denoncojë Agron Canen.Në një prononcim për median ajo thotë se ka bërë veprimin e duhur dhe se hetimi duhet të shtrihet edhe në rastet e tjera të mundshme.“Më merr në telefon ky zotëria, Agron Cane dhe më pyet për vajzën. I them që vajza është e sëmurë. Vazhdon në atë gjendje, por i ka marrë ilaçet.  Më thotë, Ok në rregull, të shërohet vajza dhe unë pres. Domethënë ky priste që vajza ime të shërohej dhe të shkonte tek ai person. Ai ecte me mendimin që unë do t’i plotësoja dëshirën, që unë t’i çoja vajzën, gjënë më të shtrenjtë, me duart e mia.Prisja se si do të reagonte më vonë. Më merr prapë në telefon pas ca ditësh dhe më thotë si është vajza. I them është mirë. Në rregull, më thotë, hajdeni të dyja, ma sill në zyrë. Ejani të dyja në zyrë. Nëse kërkon vajzën time në zyrë, ai ishte i përgatitur për të bërë aktin seksual me vajzën time dhe me mua bashkë. Shikoja shumë nëna, shikoja sa herë veja ato fytyra përditë, që i mashtronte besoj. Them unë. Nuk e di sa e vërtetë është. Dhe iki. Duke ikur rrugës mendova, ky siç më poshtëron mua, ky poshtëron shumë nëna, shumë vajza se atje shkojnë vajza të reja me diplomë që kërkojnë punë. Ky kur m’u shpreh mua kështu,  çfarë mund të ketë bërë me shumë nëna të tjera, thashë?!”- përfundon rrëfimin e saj për Top Channel nëna e 4 fëmijëve.Ajo ka deklaruar dhe rrethanat e jetës dhe kushtet tejet të vështira ekonomike të cilën e detyruan të shpresojë në gjetjen e një vendi pune nëpërmjet zyrës së deputetit PS.E mbetur e ve në moshë të re me katër fëmijë për të rritur, ajo ka rrëfyer për mediat se tre më të vegjlit është detyruar t’i dërgojë në jetimore vetëm për t’u ushqyer, kundër dëshirës së saj.“Unë fëmijët i kam të regjistruar në një jetimore dhe më shumë mundohem që të rrijnë atje, - ka treguar ajo e prekur, - jo se unë nuk i dua fëmijët e mi... Më lëndon fakti që fëmijët e mi janë atje, por të paktën nuk do t’u mungojë ai ushqimi që unë nuk kam mundësi t’ua jepja. Të paktën nuk do t’u mungojë ushqimi.”Sot Agron Cane pritet të dalë para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.Oranews.tv