Mbyllja e filialit në Peshkopi, Kryebashkiaku: Është Universitet, masa ekstreme

Dibër- Kryebashkiaku i Peshkopisë është një tjëtër zë që kundërshton reformën e qeverisë në arsim, e cila ka vijuar me mbylljen e disa universiteteve të cilët sipas tij nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara për nivelin e mësimdhënies.Ilir Krosi, thotë se Ministrisë së Arsimit i mbetet detyra e kontrollit për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, por jo të marrë masa ekstreme për mbylljen e filialit, pasi kjo do të ketë kosto të mëdha për familjet e qarkut Dibër, një ndër më të varfërit në vend.Katër vite më parë, për herë të parë në Peshkopi u hap filiali i Universitetit "Aleksandër Moisiu" të Durrësit, i cili tërhoqi vëmendjen e qindra të rinjëve që ndjekin studimet pranë tij.Vendimi i Ministrisë së Arsimit për mbylljen, erdhi pikërisht në kohën kur ky filial pritej të fitonte autonominë nga Universiteti, pasi dhe numri i studentëve kishte kaluar mbi 3500.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter