Temperaturat e larta, Mjekët: Evitoni daljet në orët e pikut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2014, 14:47
Fier- Numri i pacientëve me probleme kardiovaskulare është rritur ndjeshëm gjatë këtij dy mujori në urgjencën e spitalit rajonal të qytetit te Fierit.Novruz Çaushaj, mjek kardiolog, tha se janë rreth 70 raste në ditë që paraqiten pranë urgjencës së spitalit.Sipas kardiologut Çaushaj, problemet shëndetësore të zemrës apo edhe tensioni janë shtuar si pasojë e temperaturave të larta në këtë periudhe të vitit.Mjeku Çaushaj u bën thirrje qytetarëve që kanë probleme shëndetësore të evitojnë daljet në orët e pikut, kryesisht nga ora 10:00 e deri në orën 16:00.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter