Replika PS-PD: E arrestuam nëpunësin Cane, s'e riemëruam si ministrin Pango

Tiranë – Partia Socialiste ka deklaruar sot se Policia e Shtetit ka bërë detyrën e saj ndaj aktit të një punonjësi të zyrës së një deputeti socialist, duke e arrestuar atë, ndryshe nga çka bërë qeveria paraardhëse me rastin e një ministri, “që një ngacmues seksual e vunë në një detyrë të lartë, pasi gjobitën rëndë median, që e denoncoi.”Deputetja Esmeralda Shkjau ka dalë kështu sot në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së duek thënë se kreu i opozitës, “jo më larg se dje u bashkua në një duet të turpshëm me plakun e PD-së për të abuzuar me një grua duke politizuar pa asnjë skrupull aktin e shëmtuar ndaj saj nga ana e një punonjësi të zyrës së një deputeti socialist.Ndërkohë që Policia e Shtetit bëri detyrën e saj dhe e arrestoi keqbërësin, Luli dhe Plaku sulmuan policinë. Ndërkohë që Ministri i Brendshëm iu gjend pranë viktimës, Luli dhe Plaku sulmuan ministrin e Brendshëm. Ndërkohë që zyra e deputetit e dënoi me forcë aktin e turpshëm të një punonjësi, Luli dhe Plaku sulmuan deputetin.Ndërkohë që ne provuam edhe në ketë rast se jemi ndryshe nga ata që një ngacmues seksual e vunë në një detyrë të lartë pasi gjobitën rëndë median që e denoncoi, Luli dhe Plaku na sulmojnë ne se s’dinë të bëjnë asgjë tjetër.”Duke përfunduar, Shkjau kërkoi që Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, duhet të dorëhiqet nga Bashkia, sepse Tirana s'ka pse vuan në kurriz pasojat e një njeriu që as e ka zgjedhur e as di të bëjë tjetër gjë përveçse të shkatërrojë.”ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter