Prizren, festivali "Dokufest" nis me protestë: Mos e privatizoni kinemanë

Kosovë - Festivali "Dokufest" në Prizren ka nisur me një protestë të organizatorëve të këtij evenimenti artistik. Një numër i madh të rinjsh si dhe drejtori artistik i këtij aktiviteti, Veton Nurkullari, e hapën festivalin duke kundërshtuar privatizimin e hapësirës ku shfaqet shumica e filmave të “Dokufest”."Këtu ka lindur “Dokufesti”, prej vitit të parë e për çdo vjet,” – tha ai. – Kino “Lumbardhin”, kinemanë e parë të Prizrenit po donë me na e marrë. Keni dëgjuar? Keni lexuar? Është e vërtetë!"Artistët, që për disa minuta u kthyen në protestues, thanë se nuk do të dorëzohen dhe nuk do të lejojnë zbatimin e këtij vendimi."Kjo kinema është pjesë e trashëgimisë kulturore të Prizrenit dhe Kosovës- tha Nurkullari, - dhe mendojmë që duhet t'i gjendet një zgjedhje që ta lëmë si kinema. Këtu ka lindur “Dokufesti” dhe mendojmë se qyteti i Prizrenit dhe “Dokufesti” meriton ta ketë këtë kinema, prandaj me moton të cilën e kemi "Ndrysho e mos u fsheh" menduam që ta vëmë edhe hapjen në këtë formë proteste për privatizimin apo ndërrimin e destinimit të këtij vendi."Festivali e hapi siparin e tij me dokumentarin "Everyday Rebelleion". Në këtë eveniment artistik merrnnin pjesë 56 vende të botës. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministrat Edi Rama e Hashim Thaçi.Oranews.tv10535747_757333024339006_7775175548382194689_oTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter