Sherr masiv mes të burgosurve në Peqin, goditen rëndë dy të dënuar

Peqin - Të paktën 2 të dënuar mbetën të plagosur rëndë në burgun e Peqinit, të dielën e 17 gushtit, pasi orët e ajrosjes i shoqëruan me një sherr masiv me grushta.Si pasojë e konfliktit, Ergys Gjovesha 30 vjeç nga Vlora dhe Edison Sulejmani 29 vjeç nga Tepelena, morën fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.Burime konfindenciale thanë se sherri ka qenë me grushta, por frakturat e marra nga të dënuarit rrisin dyshimet se gjatë konfliktit janë përdorur edhe sende të forta.Fillimisht ata janë dërguar në spitalin rajonal ku kanë marrë ndihmën e parë. Por për shkak se një nga të dënuarit ndodhen në gjendje më të rëndë, ai do të marrë ndihmë më të specializuar në Tiranë. Rrethanat e konfliktit ndërmjet të burgosurve nuk janë ende të njohura, ndërsa autoritetet thanë se po punojnë për zbardhjen e tyre.Në burgun e Peqinit vuajnë dënimin shumë të dënuar VIP, por burimet thanë se asnjë prej tyre nuk është përfshirë në këtë ngjarje, e cila në rast të kundërt mund të kishte edhe pasoja më të rënda.Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter