Lezha përkujton ditën e emigrantëve, Kryebashkiaku: I mirëpresim të kontribuojnë me investime

Lezhë - Për të 9-in vit radhazi Lezha ka festuar “Ditën e shtegtarëve” , dedikuar emigrantëve. Ceremonia nisi me vendosjen e buqetave me lule në memorialin që përkujton sakrificën e tyre.Inaugurimi i urës së rikonstruktuar mbi lumin Drin, në Lezhë, ishte vazhdimi i aktiviteteve të programuara për këtë ngjarje, të pasuara nga një panair me produktet e zonës.Holli i bashkisë do të shndërrohej në mikëpritesen e emigrantëve të kthyer. Nga podiumi, Kryebashkiaku i Lezhës do të shprehte mirënjohjen për kontributin që emigrantët kanë dhënë ndër vite.Sheshi para bashkisë u shndërruar në amfiteatër artistik, ndërsa produktet e zonës u prezantuan në një panair për të gjithë të pranishmit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter