'Ksamili ka ende nevojë për energji elektrike, Qeveria është në dijeni'
Ksamil- Në 9 maj të 2013 në Ksamil nisën punimet për linjën 20 Kwh. Mbarimi i këtij investimi do ta gjente Ksamilin për sezonin turistik “Verë 2013”me energji elektrike të normalizuar. Kështu është deklaruar atëherë nga ish - drejtori i përgjithshëm i Cez Shpërndarje, Sahid Dollapi, në promovimin e fillimit të punimeve.Sipas shifrave të athershme një investim prej 1 milionë dollarë do të bënte të mundur që Ksamili të mos vuante më mungesën e energjisë elektrike dhe pushuesi të ishte komod kur të vinte për pushimet e verës në këtë qytezë. Me investimin e ri do të merrnin fund përfundimisht shqetësimet e krijuara prej vitesh për familjarët dhe bizneset turistike në Ksamil, ku energjia elektrike që vinte këtu varionte nga 90 - 100 kilovat nga ku bizneset dhe familjet ksamiljote ndesheshin shpersh herë me fenomenin e ndërprerjes së energjise elektrike orë e pa orë dhe madje shpesh herë edhe me djegie të pajisjeve ekektrike.Kryetari i komunës së Ksamilit, Besnik Abedini, e quajti atëherë 9 majin, nisjen e punimeve, një ditë të veçantë.Por sot, pas më tepër se një vit pas atij investimi, kryekomunari Abedini flet ndryshe. Ai thotë se ai investim nuk ka përfunduar dhe se Ksamili ka ende probleme me energjinë, ndërkohë që thotë edhe se për këtë situatë qeveria është 100 për qind në dijeniShpresa Dine: Para zgjedhjeve të 23 qershorit një investim i konsiderueshëm është bërë për furnizimin e Ksamilit me energji eketrike në linjën 20 kilovolit Si është situata sot në Ksamil?Besnik Abedini: Duke pasur parasysh edhe fluksin e madh që ka në sezonin turistik Ksamili përsëri ky investim nuk i përgjigjet siç duhet kësaj qyteze, nuk i përgjigjet konkretisht çdo banese apo biznesi këtu.Kjo për arësye se pjesa e parë e investimit që u bë para 23 qershorit ishte vetëm prurja e linjës 20 kilovolt nga nënstacioni i Sarandës në hyrje të Ksamilit. Kurse pjesa tjetër, që është më eficente dhe që është më e prekshme për komunitetin, është shpërndarja e kësaj linje në çdo familje,gjë e cila nuk ka ndodhur për faktin se investimi i dytë është pothuajse i barabartë me investimin e parë që u krye nga CEZ në prill- maj 2013. Cilat janë përpjekjet tuaja për ta rregulluar këtë situatë?Besnik Abedini: Në prag të këtij sezoni me shpenzimet e komunës kam arritur që me mirëkuptimin e ndërmarrjes CEZ dhe konkretisht me drejtorin e Gjirokastrës të marr dy kabina shtesë në ndihmë të dy lagjeve më kryesore dhe më të populluara gjatë sezonit. Por këto dy kabina duheshin shoqëruar me një sjellje të re me rreth 4 kabina të tjera në mënyrë që të bëhet shpërndarja e barabartë dhe të mos ketë probleme me energjinë në asnjë lagje të Ksamilit. Atëherë sipas jush duhet edhe një investim tjetër po aq sa i pari që të furnizohet Ksamili me energji elektrike shtëpi më shtëpi?Besnik Abedini: Në bisedat që kam bërë me stafin që bëri investimin e parë, shpërndarja e rrjetit të brendshëm kushton aq sa ka kushtuar linja që ka ardhur nga Saranda në Ksamil.Besnik Abedini: Sa në dijeni është qeveria për këtë situatë?Eshtë 100 për qind në dijeni.ar.sh/Oranews.tv