Fier, Posta verifikon punonjësit, grup pune pas ankesave për keqshpërdorim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2014, 14:56
Fier- Drejtoria e Postës Shqiptare, filiali Fier ka ngritur grupe pune për verifikimin e punës se punonjësve në shërbimin që u kanë dhënë qytetarëve.Drejtori i Postës në Fier, Irfan Hajdari, tha se hetimi nisi pas ankesave të shumta të qytetarëve. Sipas tij, 5 punonjësit ndaj të cilëve ka filluar procedimi penal janë denoncuar nga vet Drejtoria.5 punonjës të Postës, të cilët janë nën akuzë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës nuk janë më pjesë e këtij institucioni, ndërsa po hetohen të tjerë punonjës për shkelje të mundshme.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter