Plehrat në plazhe, "S'ka ushtri t’i përballojë, duhet revolucion"

Tiranë - Agjencia Kombëtare e Bregdetit pastron papushim plehrat që mbushin plazhet dhe situata po bëhet edhe më e vështirë me shtimin e numrit të pushuesve.“Kemi mbi 2 muaj që përditë, djemtë e Forcave të Armatosura, stafi i AKB dhe vullnetarët e emergjences civile pastrojnë Plazhin e Lalëzit, - thuhet në një deklaratën të sajën. -Megjithate disa pushues dhe lokale vazhdojnë t’i hedhin plehrat ku te munden. Shqipërisë i duhet një revolucion i tërë në mentalitetin e hedhjes së plehrave dhe mbajtjes pastër të ambjentit të përbashkët”.Agjencia Kombëtare e Bregdetit herë pas here publikon infomacione mbi zhvillimet në plazhet e vendit, pastrimin, risitë, rojet bregdetare, ofrimin e shërbimit mjekësor etj duke synuar mbi të gjitha rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të mbrojtur ambientin dhe nëpërmjet tij, rritjen e cilësisë së jetesës.ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_351169" align="alignleft" width="640"]10582949_279289165607201_1966484284991998818_o Pastrimi sot në Gjirin e Lalëzit[/caption]