Rama: Administrata publike, hapen 275 pozicione të lira pune

Tiranë – Kryeministri Rama ka publikuar nga ana e tij, hapjen e 257 pozicioneve të lira të punës në administratës shtetërore, krahas njoftimit që ka bërë sot edhe Drejtorja e Administratës Publike, duke theksuar se konkurimi për to do të bëhet për të rritur cilësinë e administratës publike.“275 pozicione të lira pune në administratë, - shkruan Rama. - Çdokush që synon të punojë në Shërbimin Civil do të gjejë në shpjegimin e sotëm publik të drejtores së Departamentit të Administratës Publike, një renditje të qartë të gjërave që janë bërë e që do të bëhen në funksion të rritjes së mëtejshme të cilësisë së administratës publike si edhe të konkurseve për pozicionet e lira të punës.”Dhe në fund, kryeministri fton të interesuarit, të lexojnë shpjegimin e plotë te drejtores Albana Koçiu.Oranews.tv

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter