Euro vijon të qëndrojë e fortë në treg, në nivel të lartë përballë lekut
Tiranë- Ardhja e emigrantëve dhe turistëve të huaj nuk ka ndikuar aspak në shvlerësimin e monedhës europiane. Edhe pse akutalisht ndodhemi në mes të sezonit turistik, euro vijon të ketë një pozicion të fortë ndaj lekut shqiptar.Në tregun e këmbimit valutor një euro këmbehet me mbi 139 lekë, një vlerë kjo e konsideruar mjaft e lartë kundrejt një monedhe vendase. Kjo tendencë është parë sidomos vitet e fundit kur një sërë vendesh u përfshinë nga kriza dhe prurjet e emigrantëve u pakësuan gjithmonë e më shumë.Euro përgjatë gjithë verës ka qëndruar në një nivel mjaft të lartë përballë lekut, duke pasur vetëm tendencë në rritje. Ekspertët shpjegojnë se monedha europiane do vazhdojë të qëndroj e fortë edhe përgjatë muajve të mbetur të vitit, ku parashikohet edhe një rritje e mëtejshme e vlerës përballë lekut shqiptar.Monedha europiane ka fituar pozicion ndaj lekut shqiptar edhe si rezultat e kërkesës së lartë për këtë monedhë në tregun vendas.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro ka pasur një nivel të lartë ndaj monedhës sonë lekut pergjatë 8 muajve të këtij viti dhe ka variuar nga 140 deri në 139 lekë.Por pavarësisht kësaj këto ditë vere mund të konsiderohen edhe si ditët më të mira për shqiptarët për të blerë monedhën e përbashkët europiane, pasi është në nivelin e saj më të ulët për vitin ndërkohë që me ardhjen e dimrit euro parashikohet të arrijë këmbimin me 142 lekë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter