PD paralajmëron: Padi penale për çdo firmëtar të marrëveshjes me CEZ

Tiranë- Opozita është e vendosur të perballë me Gjykatën jo vetëm ligjet e mazhorancës të cilat i cilëson antikushtetuese, por dhe firmëtaret e akteve që rëndojnë mbi interesat e qytetarëve.Sot në mbrëmje, në një intervistë për RTV Ora News, përballë gazetares Jonida Shehu, këshilltari ligjor i PD-së Gazmend Bardhi, pasi e cilësoi si vjedhjen e shekullit, marrëveshjen e qeverisë  me kompaninë çeke CEZ tha se do kallëzohen penalisht firmëtarët e kësaj marrëveshje të fshehtë."Do e nisja me atë që PD-ja e konsideron si vjedhjen e shekullit të çdo shqiptari. Marrëveshja me kompaninë CEZ, marrëveshja me pajtim që miratoi qeveria në mënyrë të errët, pa i bërë transparencë publikut  dhe futi në Kuvend një projekt ligj ku rimerrte 76% të aksioneve të kompanisë CEZ shpërndarje dhe i falte kompanisë CEZ  95 milion euro. PD pret hyrjen në fuqi të ligjit për të ndërmarrë të gjitha masat për të ndaluar këtë aferë të pastër korruptive. Çdo person qe ka hedhur firmën në këtë marrëveshje dhe ka zhvilluar negociata të fshehta në këtë marrëveshje në dëm të shqiptarëve, do të paditet. Do të ketë kallëzime penale, kundrejt kujdo që ka qenë pjesë e kësaj afere korruptive", tha ai.Gjatë intervistë për RTV Ora News Bardhi tha se ishte kompania çeke ajo që i detyrohej shtetit shqiptar vlerën prej 3 miliardë dollarë dëmshpërblime."Ishte CEZ i ai që i detyrohej shtetit shqiptar një vlerë me 3 miliardë dollarë dëmshpërblime. Shqipëria ka dal e humbur nga kjo marrëveshje dhe shqiptarët kanë dalë të vjedhur. Përderisa avokatët ndërkombëtarë e inkurajonin shtetin shqiptar ta çonin çështjen në arbitrazh, duke qënë se janë të gjitha mundësitë me dokumentacion të rregullt që Shqipëria të përfitonte dëmshpërblimin 3 mld dollarë, por duke i faluar edhe 95 milion euro kompanisë çeke", tha ai.Kodi IMEIPër Bardhin, regjistrimi i kodit IMEI është vetëm fiksim i kryeministrit për të përgjuar shqiptarët sipas interesave të tij.“Kjo është bërë prej fiksimit që ka kryeministri për të pëgjuar çdo shqiptar sipas interesave të tij. Ky është një veprim arbitrar i kësaj qeverie. PD-së i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar shfuqizimin, duke rënë ndesh me disa nene të kushtetutës që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë, të cilat preken vetëm me ligj dhe jo me vendim qeverie”, tha ai.(Në video: Intervista e plotë në "Ora News", me Gazmend Bardhi) Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter