Indinjohen miqtë e Ramës në Fb: Vende pune në këmbim të seksit, na turpëruat fare

Tiranë – Kryeministri Rama nuk është komentuar pozitivisht sot, pasi ka publikuar njoftimin për 257 pozicione të lira pune në administratën publike.Njoftimi ka tingëlluar si provokim, fill pas publikimit të një videoje-skandali në media, ku pritësi i ankesave të deputetit socialist, Koço Kokëdhima, Agron Cane, kërkon marrëdhënie seksuale me vajzën 14 vjeçare në këmbim të një vendi pune.Ja se si u komentua sot Rama pasi hodhi në Fb, njoftimin për konkurset në administratë.Aldi Dushaj Me ngjarjet e fundit që ndodhën...s’vjen kush, jo...Erion Fejzullau Vende pune në këmbim të seksit, na turpëruat fare o EdoFredi Shabani Gjete momentin të afrosh punë o zoti Kryeministër, ta kishe lënë të paktën nja 10 ditë më vonë këtë lajm, se njerëzit janë të tmerruar nga ajo historia e Sarandës dhe zor se do konkurojë njeriDuam Shqipri Etnike Kryeministeri nuk ka të bëjë fare me ngjarjen e Sarandës. Sot vllau- vllaun nuk e njeh e leje ma sekretarët e deputetëve.Eduart Xhivini Doni lekë nga ne ju, pastaj të fusni në punë. 2 euro për vend pune me arsimin e mesëm!Desara Alia Ha ha ha...Edi të këshilloj të dalësh dhe të qetësohesh pak se je shumë rëndë nga mendtë e kokes ha ha ha...... me lot. Dëgjo, me këtë që vendose këtu, në një kohë që lajmi për mënyrën e rekrutimit në punë në Sarandë nga ai perversi është akoma i freskët, ke treguar që nuk je në rregull.Rovena Çekrezi Zoti Edi Rama, urime për punën tuaj sidomos ne fushen e arsimit....por ne çdo njoftim pune kerkohen punonjes me 2-3 vjet eksperience pune....po studentet qe sapo dalin nga universiteti ku do punojne?...pse nuk behen praktika ne shkolle? ju lutem shume praktika ne shkolle do na ndihmonte shume mua dhe çdo studente tjeter.......suksese ne punen tuajAlban Carciu Si Kunkursi për tek Tatimet do bëhet? Shumë mirë.....DPA funksionon në mënyrë të saktë. Pra, vendet janë zënë nga partia dhe për të qënë të besueshëm duhen ca aplikime.Kimet Qose mjafte se late nam me keto vendet e lira te punes se vetem ne shqiperi nuk fiton dot nje vend pune me merit o duet te jesh lehanpires mbas ndonje partie ose duhet te japesh lek ose do te lerkojne favore si ky skandali i fundit se te tille njeres jane me pozita se ne kete bote triumfon vetem e keqjaEnida Bozheku Ku janë vendet e punës, konkretisht këtu?! Kjo zonja e ka diplomën që po na shpjegon? Se kam frikë mos duhen pa diplomë ose me UET ose fallco për punësim. Ku jane kriteret për aplikim, konkrete, ku janë vendet efektivisht. Apo e bëni me "provë", testimin, si puna shalqinit.Arban Zhuzhuni Ato nuk janë vende pune, janë lëvizje paralele përbrenda administratës. Kush nuk bën pjesë në administratë s’ka mundësi të hyjë. Çfarë po bëni ju për ata që janë diplomuar tani e në këto konkurse nuk mund të marrin pjesë se nuk përmbushin disa nga kriteret si eksperienca etj.Ndricim Rrasa:E kthyet kohen e Ylli Pangos perseri .aaaaaaaa se nuk keni faj ju mo jooooooooooo,faj kane hallet tona qe po i shfrytezoni ne menyren me te ulet,qe i takon nje figure politike,...turp.dhe njhere TURP.  ar.sh/Oranews.tvkomente       Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter