Liberi, zhduken nga karantina 17 pacientë me virusin Ebola

Përkeqësohet dhe rëndohet edhe më shumë situata në vendet e prekura nga virusi vdekje prurës, Ebola. Sipas disa raporteve konfliktuale, 17 pacientë të prekur nga Ebola raportohet se janë zhdukur nga një qendër karantine ngritur në kryeqytetin Liberian, Monrovia.Sipas raporteve ende të pakonfirmuara, një turmë e zemëruar ka sulmuar qendrën në qytetin e mbipopulluar të shtunën në mbrëmje, ku vec të tjerash edhe kanë plackitur gjithcka. Por një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë atje, tha se të gjithë pacientët e prekur janë zhvendosur në një tjetër qënder mjekësore.Por BBC, duke cituar burime të sigurta, shkruan se 17 pacientë kanë arritur të largohen nga qendrat pavarësisht se janë të prekur nga virusi ndërsa 10 të tjerë janë marrë nga familjarët. Sipas asistentit të Ministrit të Shëndetësisë në Liberi, Tolbert Nyensëah, protestuesit kanë qënë të pakënaqur me faktin se pacinetët janë sjellë në kryeqytet për tu vendosur në karantinë, edhe nga qytete të tjera, duke shtuar më shumë frikën për përhapjen e virusit mes tyre.Ndërsa sipas disa të tjerve lajmi për përhapjen e Ebolas ishte thjesht një shaka, se pas kësaj fshihej dicka tjetër ndaj dhe kanë tentuar të mbyllin me forcë karantinat. Sulmi në qendrën e Monrovias, shihet si një rrezik vërtet i madh në luftën kundër Ebolas, pasi me zhvendosjen e pacientëve të prekur, rreszikohet përhapja e menjëhershme e virusit.Sipas ekspertëve të shëndetësisë elementi kyc për ti dhënë fund frikës dhe panikut nga Ebola është ndalimi i përhapjen së saj edhe mq gjerë në Liberi, pasi padituria dhe injoranca e banorëve ndaj virusit është shumë e lartë dhe shumë banorë nuk pranojnë të kontrollohen dhe të bashkëpunojnë me stafin mjekësor.Në Liberi, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë humbur jetën 400 persona pasi janë prekur nga virusi vdekjeprurës i Ebolas ndërsa në total prej tij kanë humbur jetën 1145 persona. Të prekur nga ky virus rezultojnë edhe 2127 persona të tjerë.