KLD “rrëzon” Halimin, nuk ndëshkon me vërejtje gjyqtaren e Ilir Xhakjes

Këshilli i lartë i Drejtësisë rrëzon kërkesën e Ministrit Eduart Halimi për masë disiplinore ndaj gjyqtares së Durrësit Dhurata Billo, e cila ka qenë në trupën gjykuese që i ka dhënë lirinë Ilir Xhakjes. Për këtë arsye edhe kreu i drjetësisë kishe kërkuar masë disilinore vërejtje per togën e zezë, por Këshilli vendosi ta rrëzojë.Ndërsa masat displinore për katër gjyqtarë të tjerë janë shtyrë për një herë tjetër. Ndërkohë në mbledhjen maratonë te Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka qenë i pranishëm edhe kreu i saj njëkohësisht President i Republikës Bujar Nishani, është dënuar akti i djegies me acid të gjyqtares së Vlorës Mirela MIshgjoni.Këshillit emeroi me 13 vota në krye të gjykatës së tiranës gjyqtarin Fatri Islamaj, i cili mbante deri dje këtë post, por të komanduar. Ndërkohë anëtaët e KLD kanë emëruar Kryeinspektorë pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari, Ilir Mustafaj u zgjodh me unanimitet si përfaqësues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Komisionin Administrues të Testimit kualifikues për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe Apelit. Por Këshilli vendosi gjithashtu vlerësimin "Shumë mirë" për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Marina Raboshta.