Vlorë, rrezohet aksidentalisht nga skela, vdes punëtori

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën mesditën e sotëm në qytetin e Vlorës.Ngjarja ka ndodhur në rrugën transballkanike ku 41-vjeçari Edmond Alushi është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Ndërkohë më vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.