Veliaj: Qeveria të reagojë për situatën në Luginën e Preshevës
Partia Socialiste ka kërkuar nga qeveria të reagojë për situatën e krijuar me lapidarian e dëshmorëve të UÇPMB-së në Luginën e Preshevës.Në një konferencë për shtyp, sekretari për rininë në PS, Erjon Veliaj theksoi se qeveria duhet t`i largohet retorikës nacionaliste dhe të përqëndrohet tek problemet."Qeveria ta bëjë prezente këtë shqetësim në çdo forum që merr pjesë. Larg retorikës nacionalite, larg premtimeve që s`mund të mbaheni por duhet të fokusohemi te arritjet konkrete. Sot ne duhet të fokusohemi te arsimi, shëndetësia prandaj kërkojmë ndërtimin e një materniteti në Luginën e Preshevës. Qeveria përtej retorikës nacionaliste të reagojë edhe në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në kufirin grek. Të reagosh me deklarata megallomane është e pafalshme. I kërkojmë qeverisë që të mos hezitojë por të ngrejë zërin pasi sot shqiptarët kanë nevojë për qeverinë e tyre" tha Veliaj.