Përmbyten shtëpitë dhe bizneset, e rëndë situata në Durrës e Fushë-Krujë
Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë një situatë alarmane edhe në Durrës, kryesisht në Shkozet, Sukth e Kruje. Shkak janë bërë bllokimi i kolektorëve duke shkaktuar përmbytje të banesave dhe bizneseve në zonë.Në Shkozet, sektorë të ndryshëm plazhit ndodhen nën ujë ku në disa komuna, niveli i shiut ka arritur, 100 mm. Banorët e zonës së plazhit kanë bërë sot dhe një protestë për përmbytjet. Sipas tyre, mjafton pak orë shi dhe shtëpitë e tyre rrethohen nga uji. Ndërkohë që ka adhur reagimi i prefektit ku po punohet për të ndihmuar banorët të dalin nga situata.Alarmane situata është edhe në Ishëm të Durrësit , ku rreth 100 ha tokë në Ishëm, Gjuricë dhe Lukmetaj janë të bllokuara. Banorët thonë se po përmbyten të gjithë dhe kërkojnë ndihmë për të përballuar situatën, e cila është në përkeqësim të vazhdueshëm dhe se niveli i ujit sa vjen dhe po rritet.