Shtyhet gjyqi i Ilir Xhakjes, mungonte avokati, seanca tjetër më 29 janar

Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Xhakjes, person i cili akuzohet për vrasjen e komisar Adem Tahiraj,shef i komisariatit të Shijakut shatorin e vitit që lamë pas. Ne seancën e parë gjyqsore të zhvilluar ndaj tij nuk është paraqitur avokati i Xhakjes, për shak angazhimesh mësimdhënie.Për këtë arsye i akuzuari ka kërkuar shtyrjen e seancës dhe në këto kushte trupi gjykues vendosi 29 janarin si ditë për të zhvilluar seancën tjetër.Ilir Xhakja akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese,për shak të detyrës së vecantë të personit,vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.Nëqoftëse këto akuza vertetohen atëherë Xhakja rrezikon dënim kapital, atë me burgmi të përjetshëm.