METE, marrëveshje për gazin dhe për TAP-in

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto, ka  firmosur sot një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e energjisë gjermane  E-ON Ruhrgas, për furnizimin e Shqipërisë me gaz natyror.Gjithashtu Ministri Haxhinasto ka firmosur edhe Marrëveshjen e Përkohshme midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe kompanisë Trans Adriatic TAP AG, në lidhje me projektin e Gazsjellësit Trans- Adriatic PipelineMarrëveshja sështë nënshkruar në ambjentet e METE-s ku kompania Trans Adriatic TAP AG është përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie, Kjetil Tungland.Kështu qeveria shqiptare do të përmbyllë sot detyrimet e saj në lidhje me ndërtimin e gazjellësit TAP, duke firmosur të gjitha marrëveshjet teknike.Drejtuesit e TAP janë një fazë intensive të firmosjes së marrëveshjeve teknike me vendet ku kalon gazjellësi, në mënyrë që ato të jenë gati para se konsorciumi SHAH DENIZ të vendosë për fituesin, TAP apo Nabuko.   Këto marrëvëshje duhet të jenë gati brenda Janarit.Projekti vlerësohet si një ndër më të rëndësishmit për vendin tonë dhe gjithë rajonin.