Berisha: HEC-et, gjeneratorë të rritjes së punësimit

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se zhvillimi i qëndrueshëm është edhe zgjidhja për përballimin e krizës financiare.Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, kryeministri Berisha theksoi se ndërtimi i hidrocentraleve në vend do të rrisë punësimin."Sot ne miratojmë ndërtimin e disa HEC-eve që do të punëojnë mijëra qytetarë.  E vërteta është se ndërtimi i HEC-eve në mbarë vendin është shndërruar sot aktualisht në një gjenerator të fuqishëm të punësimit të qytetarvë shqiptarë edhe në zonat më të thella të vendit, por duhet të pranojmë se është ecur edhe drejtimin kryesor të zhvillimit të qëndrushëm të Shqipërisë. Vendimtar në këtë proces është qëndrueshëmria e zhvillimit. Leskioni më i madh i krizëa që mund të nxirret është se ka vetëm një rrugë të sigurtë për parandalimin e tyre dhe kjo rrugë është zhvillimi i qëndrueshëm” tha Berisha.Gjithashtu kryeministri Berisha ritheksoi vendosmërinë e qeverisë së tij, për të bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që Shqipëria të shndërrohet në superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme."Shqipëria do të bëhet një fuqi energjetike në rajon. Ne do të ndërtojmë projektin më të madh hidro- energjetik në rajon, si ai i kaskadës së Devollit” tha Berisha.Ai u ndal me tej edhe në investimet e planifikuara të nisin shumë shpejt në infrastrukturën rrugore, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në vend dhe përqëndrimin në zonat turistike.“Mbledhja nuk ka sot vetëm energjinë, por miratohen disa vendime me një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e turizmit në brigjet e komunës së Ishmit, e cila ka territore turistike që kanë tërhequr vëmendje, ose kanë pritur edhe perandorë. Ne shekullin 19, Maksimilaani i parë, që u bë më pas perandori i Meksikës kaloi ditë të tëra në Kepin e Rodonit, bashkë me suitën e tij. Natyrisht me së shumti për gjah, por ai ishte turizmi i kohës. Tani komuna e Ishmit po zhvillon format bashkëkohore të turizmit dhe ka një veçanti sepse në një distancë të shkurtër ajo gërsheton dy klima, atë të bregdetit me klimën malore. Pra shqyrtohen disa projekte në të cilat do punësohen me mijëra qytetarë. Sot shqyrtojmë problemet që kanë të bëjnë me nevojat jetike të zonës së Orikumit. Bëhet një investim shumë i rëndësishëm prej rreth 16 milionë dollarë për furnizimin me ujë.”- deklaroi Berisha.Kreu i qeverisë kërkoi gjithashtu edhe miratimin sa më të shpejtë të planit urbanistik të Tiranës i cili pritet me padurim nga qytetarët e Tiranës.“Shpresojmë që mbledhjen e ardhshme do të kemi edhe shumë të kërkuarin planin urbanistik të kryeqytetit pasi qytetarët e Tiranës mezi e presin miratimin e tij. Ne do të kemi një mbledhje të shpejtë pasi pas një procesi konsultimesh me grupet e interesit por edhe me qytetarët plani ndodhet në agjensinë e planifikimit të territorit e cila duhet të organizojë një mbledhje për këtë moment shumë të rëndësishëm në urbanistikën dhe zhvillimin e vendit” tha Berisha.