PD: Rama burracak, bëri “kurban” gruan e tij

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e bashkëshortes së kreut të PS-së, Linda Rama në lidhje me akuzat e ngritura për ndërtimin e një pallati në kryeqytet.Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi theksoi se opinioni priste transparence dhe sqarime nga zonja Rama po, ajo i tha që 1 milionë eurot e ndërtimit prej 900 metrash katrorë të pallatit, janë para të xhaxhait pensionist dhe të vëllait të vetëpunësuar.“Po kështu, znj. Rama, nuk tha asgjë si është paguar firma e ndërtimit të pallatit dhe nuk përmendi ndonjëherë fjalët faturë, banka apo tatime, por foli vetëm për para' gjaku duke ngritur kështu më shumë pyetje të reja rreth burimit të financimit të pallatit prej 900 m katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe kredisë 100 milionëshe që i ka dhënë së motrës” tha zëdhënësja.Më tej, Vorpsi theksoi se Partia Demokratike sheh vërtetë keqardhje për faktin se z. Rama në një akt burracaku bëri mbrëmë kurbanin e rradhës, gruan e tij të cilën e nxori  për ta mbrojtur, ndërkohë që të gjithë e dinë se dy lejet e pallatit pajë të ndërtuar në lulishten mes  pallateve janë firmosur jo nga Linda por nga Edi Rama.“Qytetarët e dinë se të dy lejet e ndërtimit të pallatit 5 katësh me një kat nën tokë, janë në kundërshtim flagrant me nenin 62 të ligjit të urbanistikës. Zoti Rama, Partia Demokratike ju fton të bëni publike për të gjithë shqiptarët, të gjitha faturat e pallatit dhe firmën që e ka ndërtuar atë për bashkëshorten tuaj” theksoi zëdhënësja e PD-së.