ERE shpall të hënën administratorin e ri të CEZ-it
Enti Rregullator i Energjisë do të caktojë të hënën administratorin e ri të kompanisë CEZ shpërndarje.Bordi i ERE-së ka vendosur që emri i administratorit të bëhet publik kur të vendoset edhe për licensën e kompanisë CEZ.ERE ka dëgjuar sot kandidaturat për vendin e administratorit që do të marrë menaxhimin e kompanisë. Pesë kandidaturat janë ish-drejtori i OSSH, Sahit Dollapi, Rezart Isufi, Genc Gjeorgjani, Artan Topi dhe Agron Seferi.Vetëm një javë më parë ERE miratoi rregulloren për mënyrën e përzgjedhjes së administratorit dhe mënyrën se si do të funksionoj CEZ nëse i hiqet licensa.Rregulloja përmban sa do vazhdojë administrimi i CEZ nga një administrator deri sa të gjendet një zgjidhje. Sipas rregullores brenda 10 ditëve administratori merr në dorëzim kompaninë dhe më pas duhet të marrë masa për përmirësimin e situatës.Në datën 21 janar ERE do të vendosë në lidhje me licencën e CEZ Shpërndarje dhe pikërisht për këtë administrator i ri duhet që të emërohet para kësaj date.